Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Scholz këto deklarime i dha pasi u pyet për marrëveshjen e fundit që Shqipëria arriti me Italinë për emigrantët.
“Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Scholz.
Për Scholzin, ajo që ka rëndësi në Evropë “është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe të mos përpiqet të kapërcejë i vetëm sfidat”.