Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë thënë se Qeveria nuk ka dashur që të dialogoj me ta për kërkesat që kjo sindikatë k
Përmes një njoftimi për media, nga SBASHK po thonë se nga Qeveria kanë dashur që të përplasen me sindikatat dhe se kjo dëshirë u është plotësuar.
“Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor. U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam”, thuhet në njoftim.