SBASHK – Muratit: Mohuat të drejtat e punëtorëve të arsimit – Thaçi, Haradinaj, Mustafa e Hoti ofruan zgjidhje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi që ky i fundit, siç thuhet nga kjo sindikatë, nuk e ka përkrahur nismën qytetare që të njihet përvoja si kontributdhënës të mësimdhënësve gjatë viteve të 90-ta.

SBASHK, reagimin e ka nisur i duke shtruar pyetje Muratit, nëse ky i fundit ka edhe ndonjë sulm tjetër kundër punëtorëve të arsimit.

Tutje, sindikata ka thënë se qeveria Kurti në të cilën bën pjesë Murati, nuk ka zhvilluar as dialog e as takime, ndërsa qeveritë e kaluara e kanë bërë një gjë të tillë duke u munduar të ofrojnë zgjidhje.

“Kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeveria që drejtonte, ai nuk i iku kurrë dialogut me sindikatën dhe duke respektuar kërkesën tonë bëri ngritje të vazhdueshme e të dukshme të pagave, Kryeministri Isa Mustafa tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe falë angazhimit të ish zv.kryeministrit Kujtim Shala dhe ministrit Arban Abrashi e kthyen në realitet pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale dhe punëtorët e arsimit gëzonin pension të punës e jo të pleqërisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe duke shprehur respekt për sakrificat sublime të punëtorëve të arsimit në vitet 90-ta bëri Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta, Ligj ky që në shenjë respekti për ato vite u siguron një shtesë materiale të pensionuarave e që punuan me në ato vite me sistemin arsimor të Republikës së Kosovës,

Kryeministri Avdullah Hoti ishte vazhdimisht pranë punëtorëve të arsimit dhe në momente kur po përballeshim me një armik tepër të rrezikshëm, pra me Covidin, mbështeti punëtorët arsimor me një shtesë prej 100 euro dhe u angazhua bashkë me ministrin Ramë Likaj për nënshkrimin e Kontratës së re të Arsimit të Kosovës“, thuhet në reagim.