Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden më 15 nëntor bëri të ditur se i ka dërguar ftesë presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të organizohet në dhjetor të këtij viti, ndërsa Departamenti i Shtetit tashmë ka bërë publikuar listën zyrtare me vendet që janë ftuar në samit.
Në letrën që Biden i ka dërguar Osmanit thuhet se “ne e njohim dhe e vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar demokraci dhe shoqëri që respektojnë të drejtat e njeriut që lejojnë të gjithë qytetarët të lulëzojnë”.
Presidentja Vjosa Osmani Kosova është ftuar në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.
Fillimisht u publikua nga mediumi amerikan Politico lista jozyrtare me vendet që janë ftuar, aty nuk ka figuruar edhe shteti i Kosovës, ku si rrjedhojë pati edhe reagime.
20 organizata joqeveritare nga Kosova përmes një letre dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, patën kërkuar që të shqyrtohet ftesa për Kosovën për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë.
Ndërkaq, disa ditë më vonë, saktësisht më 15 nëntor Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden më 15 nëntor bëri të ditur se i ka dërguar ftesë presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.
Ndërkaq, sot lista zyrtare me vendet e ftuara në Samitin për Demokraci është bërë publike dhe Kosova është në mesin e shteteve që është ftuar.
Listën e vendeve që janë ftuar në Samitin për Demokraci mund ta gjeni KËTU.