Sami Musa është kandidat për deputet në Hamburg, në zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen më 23 shkurt 2020.
Tashmë dihet që në listën për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg më 23 shkurt, ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve, përcjell albinfo.ch.
Partia ku bën pjesë Samiu (SPD) e ka miratuar me unanimitet atë si kandidatin për deputet në Parlamentin e Hamburgut.
Edukata e qëndrueshme me sens të lartë patriotik në familje ka bërë që ai të ketë qëndrim të qartë dhe horizonte bashkëkohore për të gjitha sfidat që e presin, shkruan Koha.mk.
Kandidimi për deputet në Parlamentin e Hamburgut i një shqiptari është e rëndësishme dhe kuptimplotë.
Ai, krahas përfaqësimit e mbrojtjes së interesave të qytetarëve gjermanë, do të mbrojë edhe interesat e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Hamburg.