Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka mbledhur dhjetëra simpatizantë dhe ish-bashkëlojtarë në Aqarevë të Drenicës,
Duke iu referuar këtij takimi, Lushtaku ka thënë se Aqareva si asnjëherë më parë është e gatshme për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Mikpritje e ngrohtë në Aqarevën legjendare të UÇK-së. Aqareva si asnjëherë më parë është e gatshme për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës! SL”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.
Lushtaku kohëve të fundit është shumë aktiv sa i përket takimeve me strutura të PDK-së.