Salih Morina dhe Fetah Rudi takohen me qytetarë në nëndegë të LDK-së në Malishevë

Salih Morina, kandidat për deputet në radhët e LDK-së, po vazhdon takimet me qytetarë anëtarë në vende të ndryshme,shkruan Klina.info.

Ai sot bashkë me Kryetarin e degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, nisën takimet me banorë të kësaj komune në nëndegë të ndryshme.
“E filluam me Rudin, Panorcin, Llapqevën pastaj me nëndegët e Lubizhdës, Mirushës, Turjakës dhe Gurbardhit, e në këto nëndegë në takim ishin z.Bahtir Kastrati kryetar i degës së Beneluksit njëherit kandidat për deputet,si dhe z.Fadil Gashi kryetari i degës së LDK-së Klinë poashtu kandidat për deputet.

Ne bashkëbisedim me ta, na u konfirmua mbështetje e fuqishme për LDK-në me Hotin Kryeminister, dhe dy kandidatet për deputet nga Malisheva Fetah Rudi dhe Salih Morina”,shkruhet në njoftim.

Morina tutje thotë së në fund bashkë me Zv.Kryeministrin Driton Selmanaj, patëm nje mikpritje te ngrohtë në Oden e Haxhi Tafil Kryeziut në Bubavec, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i nëndegë së Bubavecit, Z. Bedri Kryeziu me kryesin e nëndegës./Klina.info/