Lexojeni biografinë e tij;
Salih Morina
I përkushtuar dhe karizmatik, Salih Morina është shembulli i gjeneratave të reja Kosovare të edukuara në Kosovë dhe vendet perëndimore, i cili ekspertizën e fituar dhe të menduarit përparimtar e realizon në Kosovë dhe në mënyrë të vazhdueshme kontribuon në përmirësimin e jetës në Kosovë. Salih Morina u lind me 26 mars 1973 në Lubizhdë të Malishevës. Salihu është i martuar me Selveten dhe ka tre fëmijë të mrekullueshëm: Gencin, Elsën dhe Xhenetën.
Veprimi Politik
Salihu, duke rrjedh nga një familje patriotike dhe të devotshme u ekspozua fuqishëm politikës dhe shërbimit publik që nga viti 1999. Salihu aktualisht është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Më parë Salihu, ishte anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së në dy mandate; anëtar i kryesisë qëndrore të Forumit Rinor të LDK-së; Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dega në Malisheve në dy mandate 2000 – 2004. Salihu, deri më tani ishte organizator dhe lehtësues i të gjitha kampanjave zgjedhore të LDK-së, duke mundësuar edhe fitoren e LDK-së në Malishevë në zgjedhjet komunale të vitit 2000.
Përkushtimi dhe aftësia për tu lidhur me njerëzit e bëjnë Salihun shumë të popullarizuar, posaçërisht në mesin e të rinjëve por të grupve të ndryshme të elektoratit. Duke përfaqësuar zërin e qytetarit, qasja e tij është shumë profesionale dhe gjithëpërfshirëse duke depërtuar te të gjitha grupet dhe duke promovuar mesazhin e unitetit e duke ftuar në veprim.
Edukimi dhe Puna
Salihu ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Që nga viti 2000 ka ndjekur mbi 30 trajnime të avancuara në fusha të ndryshme nëpër institucionet prestigjioze brenda dhe jashtë Kosovës.
Salihu ishte Deputet ne Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike në dy mandate, më saktësisht, në legjislaturat e vitit 2011 dhe 2014.
Ne vitin 2019 Salihu u zgjodh anëtar i KQZ-se nga Lidhja Demoktratike e Kosovës. Nga viti 2007 deri ne vitin 2010 ishte Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nga viti 2003 – 2007 ishte Drejtor i Departamentit të Rinisë në po të njëjten ministri, kurse nga viti 2001 – 2003 ishte Shef i Inspektorëve në Kuvendin Komunal të Malishevës.
Gjatë angazhimit në Ministri, Salihu, ka kryesuar: Komitetin për Strategjinë dhe Planin Kosovar të Veprimit të Rini; Këshillit Kombëtar të Këshillimit në Karrierë; Projektin Zhvillimi i Rinisë në Kosovë përkrahur nga Banka Botërore; Projektin Promovimi i Diversitetit Kutluror përkrahur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës; etj,. Gjithashtu, Salihu, është nënshkrues i shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit në nivel vendor dhe ndërkombëtar në fushën e Rinisë, Kulturës dhe Sportit.
Bëje zgjedhjen e duhur voto LDK dhe vendos për kandidatin me nr. 74 z. Salih Morina