Sa Zastava dhe Llada enden rrugëve të Kosovës?

Modelet e vjetra të veturave vazhdojnë të enden rrugëve të Kosovës.

Vetëm përgjatë këtij viti, në Kosovë janë regjistruar rreth 280 Zastava, prodhim serb. Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet të dhënave statistikore Ministria e Punëve të Brendshme.

Në anën tjetër, në vend janë regjistruar edhe 100 vetura të tipit ‘Lada’, brend rus, për këtë vit.

Sidoqoftë, në Kosovë po regjistrohen edhe numër i madh i veturave të markave luksoze.

Linjat e markave luksoze që dominojnë për kah numri i regjistrimit janë si vijojnë: Audi (26,543) dhe Mercedes 24,118.

Marka e cila vazhdon të jetë më e pëlqyera në mesin e kosovarëve është ajo e Volkswagenit. Vetëm përgjatë këtij viti, 105.881 vetura të tipit Volkswagen.