Nën dyshimet për parregullsi dhe “shitje të patentë shoferëve”, Policia e Kosovës ka arrestuar fundjavën e kaluar 23 persona, shumica prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe persona tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Sipas Policisë, dyshohet se të arrestuarit “u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit, prej 400 deri 1000 euro”
Përderisa hetimet janë në vazhdim e sipër, nuk është bërë i ditur numri i personave që kanë “blerë” patentë shofer. Rasti është nën hetim, kurse të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.
Ekspertë të sigurisë në komunikacionin rrugor vlerësojnë se pajisja me patentë shofer pa kaluar nëpër fazën edukuese dhe testuese, rritë rrezikshmërinë në trafik.
Lexoni më shumë në Radio Evropa e Lirë