Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se sa fonde janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë, megjithatë la të kuptohet se janë shifra goxha të mëdha.
“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatë shifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, nga java e kaluar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri.