Lista e Vjosa Osmanit do të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani në hollin e Kuvendit të Kosovës e kanë nënshkruar marrëveshjen, sipas së cilës lista e Vjosa Osmanit do të garojë bashkë me LVV-në në zgjedhje me një numër të kandidatëve për deputetë.
“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë për të arritur fitore plebishitare më 14 shkurt”, tha Osmani.
“Më me rëndësi se numrat është për çka po garojmë dhe çka ofrojmë në këtë garë zgjedhore”, tha ajo paraprakisht.
Ndërsa Kurti paraprakisht “të shtunën e 16 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”.
Në anën tjetër, Osmani foli edhe për listën që tha se do të jetë zëri i qytetarëve.
“Ne do të garojmë me listën e përbashkët e cila do të flasë me zërin tuaj, do të frymojë siç frymoni ju dhe e cila do të guxojë siç guxoni ju t’i dilni ballë çdo sfide”, tha Osmani.