Përgjigja mund t’ju befasojë.
Si udhëheqësi i Kishës Katolike në botë, mund të supozohet se Papa Françesku merr një pagë bujare si kompensim për detyrat e tij të shumta. Sidoqoftë, e vërteta është ndryshe.
Në vitin 2001 kishte zëra se Shën Gjon Pali II merrte një pagë të lartë. Por siç raportoi New York Times, zëdhënësi i Vatikanit, Joaquín Navarro-Valls, i pushojë spekulimet për pagën e Papës, duke treguar se asnjë papë nuk e ka marrë dhe nuk do ta merr kurrë një pagë mujore.
Kjo vlen edhe për Papa Françeskun, i cili, si anëtar i “Shoqërisë së Jezusit”, bëri një zotim për të jetuar i “varfër” kur filloj të ngjitet në Kishën Katolike.
Pra, derisa një CEO i një organizate të një madhësie të ngjashme me Kishën Katolike mund të pritet të fitoj një pagë prej miliona dollarësh në vit, Papa nuk merr pagë.
Sidoqoftë, edhe pse Papa Françesku nuk merr para në formë të pagës mujore, ai i ka të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe aranzhimet e jetesës të paguara nga Vatikani. Ai kurrë nuk shqetësohet për ushqimin ose strehimin, apo shpenzimet e tjera të jetës. Sidoqoft, papa nuk ka të ardhura për të blerë psh. online në Amazon apo Ebay.