Sulmet e zemrës janë urgjencë mjekësore që kërkojnë tretman të menjëhershëm
Sulmet e zemrës ndodhin kur furnizimi i zemrës me gjak papritmas bllokohet.
Por, ndonëse stili i shëndetshëm i jetesës – siç është ushqyerja e mirë dhe ushtrimet fizike – ndikojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës, ekspertët tani kanë zbuluar edhe diçka interesante për parandalimin e këtij fenomeni.
Sipas hulumtimeve të reja, thuhet se pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë është krucial për t’ia zvogëluar vetes këtë rrezik.
Shkencëtarët thonë se secili njeri duhet t’i pastrojë dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta me pastë dhëmbësh që përmban fluorid.