Ministria e Jashtme e ruse ka ndaluar hyrjen në Rusi të kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike, sipas skynews.
Vendimi u mor “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.
Rusia tashmë ka ndaluar hyrjen në vend të presidentit amerikan Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë amerikanë.