Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende.
Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga vendet, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë në një masë hakmarrëse pasi fluturimet e saj ishin në shënjestër.
Dje, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja po mbyll hapësirën e saj ajrore “për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia”, shkruan Skynews.
Ajo tha: “Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngriten ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve”.