Rusia bombardon shtëpinë e të moshuarve, të paktën 56 të vrarë në qytetin lindor të Ukrainës

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën pasi trupat ruse hapën zjarr në një shtëpi të moshuarish në qytetin lindor të Kreminës.

Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk-ut “nga një tank, në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale njoftoi se 15 persona mbijetuan por “janë rrëmbyer nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut).

Sky News raporton se nuk ka mundur t’i verifikojë deklaratat në mënyrë të pavarur./abcnews.al/