Artileria por edhe numri i trupave të Moskës po vazhdojnë të rritet përgjatë kufijve me Ukrainën.
Imazhet satelitore treguan vendosjet e fundit të tyre në kampe me e pajisje të mëdha ushtarake.
Në anën tjetër edhe njësiti i artilerisë raketore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, zhvilluan stërvitje pranë kufirit me Krimen.
Ky trajnim sipas gjeneral-lejtnan, Serhiy Naev tregon gatishmërinë e Ushtrisë ukrainase për t’iu përgjigjur në kohë çdo agresioni.
Ndezja e kësaj lufte sipas presidenti rus Valdemir Putin po i konvenon Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Madje kreu i Kremlinit pohoi se Amerika konfliktin me Ukriainën po e përdor si pretekst për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë .
Këto pretendime janë mohuar nga presidenti amerikan, Joe Biden i cili dërgojë rreth 3,000 trupa ushtarake në Evropë këtë javë, për t’i dal në ndihmë ukrainaseve në rast se do të jetë e nevojshme.