Kosova humbi me rezultat 2:0 kundër Rumanisë në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në Bukuresht.
Por, rumunët mund ta humbasin ndeshjen në tavolinë, pas incidentit që u shkaktua nga tifozëria vendase duke shpalosur banerin me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Kjo bëri që referi ta ndërpresë lojën në minutin e 17-të, pasi “Dardanët” s’pranuan ta zhvillonin ndeshjen tutje për shkak të provokimeve.
E futbollistët u rikthyen në fushë pas 30 minutash kur edhe u tërhoq baneri dhe u bënë paralajmërimet e nevojshme.
Siç shkruan gazeta e njohur spanjolle “El Mundo Deportivo”, Kosova mund të fitojë takimin në betejë ligjore, bazuar në nenin 14 të Kodit Disiplinor të UEFA-s.
“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do të hapë një hetim të jashtëzakonshëm për incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, shkruan gazeta spanjolle
Po ashtu citohet edhe neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s, i cili thotë se “federatat kombëtare janë përgjegjëse për ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”.
Kjo ka shkaktuar panik të madh tek pala rumune