Me pankarta në duar “Kryeministër duam ndihmën tënde” dhe “Kryeministër duam takim me ju patjetër”, banorët e tri fshatrave Rixheve, Gllarevë dhe Stapanicë po protestojnë, duke kundërshtuar kështu fillimin e punimeve të zgjërimit të rrugës nacionale Kijevë- Dollc.
Banorët kanë filluar protestën e tyre ditë më parë, përkatësisht në ditën dhe kur kanë filluar punimet e kësaj rruge, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Albin Kurti.
Protestuesit të cilët po e kundërshtojnë këtë, kanë pohuar se si shkak i zgjerimit të kësaj rruge, po rrezikohen që të mbyllen mbi 60 biznese.
Andaj ata po kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti, për të ia shprehur shqetësimet e tyre, lidhur me problemet që po u shkakton bizneseve të kësaj ane, fillimi i punimeve në këtë rrugë.