Qytetarë të pandërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina vend e pa vend, madje këtë e bëjnë edhe nëpër rrugët e qytetit.
Njësoj po ndodhë edhe me Lagjen e Malushganit në Klinë, gjegjësisht në rrugën “Mehdi Morina”.
Banorët e kësaj pjesë, për Klina Infon janë ankuar, derisa kanë thënë se jeta e tyre është bërë e rrezikshme për shkak të ndotjes së ambientit, derisa era e pakëndshme po dëgjohet kudo.