Vazhdimi i ndërtimit të rrugës Nacionale Kijevë-Zahaq duket se është afër të bëhet realitet.
Ministri Aliu ka njoftuar se rruga është e ndarë në katër llote me buxhet të planifikuar prej 21 milionë eurosh.
Janë hapur procedurat e prokurimit për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc. ✅
Rruga është e ndarë në 4 llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë €.
Lot 1: 8,200,000.00 €
Lot 2: 7,400,000.00 €
Lot 3: 6,300,000.00 €
Lot 4: 10,100,000.00 €
Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillimin ekonomik të të gjithë zonës së rrafshit të Dukagjinit” thuhet në njoftimin e ministrit, Liburn Aliu./