Rruga në Lagjen Hamzaj në Volljak të Klinës në gjendje të mjerueshme.
Në këtë lagje jetojnë 20 shtëpi të cilët po e vuajnë këtë problematikë tash e një kohë.
Mërgimtari Sami Rrustem Berisha i cili jeton në Gjermani, është shprehur të jetë i zhgënjyer që veç lagjja e tij nuk është asfaltuar nga Komuna.
Ai për Klina Info ka thënë se në vitin 2018 me mjete të veta financiare ka shtruar 400 metra rrugë me zhavor, deri nga ky vit ka bërë kërkesë nga Komuna e Klinës për zgjidhjen e këtij problemi.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Komuna. Unë me mjete vetanake jam munduar ta shtrojë rrugën, por kam telashe të mëdha me gjendjen e krijuar, për shkak se s’është asfaltuar”.
Mërgimtari që punon në Gjermani ka kërkuar nga Komuna dhe kryetar sa më parë të merr masa. Madje ai i bënë lutje edhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se janë në gjendje të keqe.