Pasditen e sotme një grua është gjetur pa shenja jete në bjeshkët e Deçanit. Dyshohet se e njëjta është goditur nga rrufeja.
Policia bën të ditur se viktima me inicialet G.Z. është 33-vjeçare.
“Me datën 4 korrik 2019, rreth orës 14:45, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellur nga qytetarët në QKMF-Deçan. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur 1986 f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan”, bën të ditur policia Po ashtu policia bën të ditur se në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme.