Rrotullohet me traktor, humb jetën një person në Gërqinë të Gjakovës

Aksidentet me fatalitet janë bërë një plagë e madhe në shoqërinë kosovare. Aq me tepër që aksidentet në trafik pothuajse ndodhin çdo ditë ku pësojnë shumë qytetarë të cilët edhe iu kushton me jetë.

E një aksident me fatalitet ku ka humb jetën një person ka ndodhur në një fshat të Gjakovës.

Sinjali mëson se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërqinë të Gjakovës, ku është rrotulluar një traktor dhe si pasojë një person ka humb jetën.