Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Klina.info merr vesh se bëhet fjalë për veturë zyrtare të Doganes së Kosovës, ndërsa sipas informacioneve të para aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia, ndërsa ende nuk dihet se a ka të lënduar./Klina.info/