Me qëllim të trajtimit të sfidave me të cilat ballafaqohet sektori i shitjes me pakicë dhe marrë parasyshë krizen e thelluar pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19, Rrjeti i Shitësve me Pakicë u takua sot me Ministria e Financave / Republika e Kosovës, Hykmete Bajrami.
Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Rrjetit të Shitësve me Pakicë shprehen shqetësime lidhur me vonesat në implementimin e Pakos Emergjente Fiskale ndërsa u potencua nevoja e përshpejtimit të procedurave për disbursimin e mjeteve në mënyrë që të lehtësohet barra e bizneseve.
Në vazhdim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë theksoi dhe nevojën e gjetjes së një konsensusi mes partive politike në mënyrë që të miratohet një Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila është gjithëpërfshirëse.
Ministrja Bajrami theksoi se po procesohet me pagesa të disa kategorive të parapara me masat në Pakon Emergjente Fiskale ndërsa implementimi i plotë i kësaj pako dhe dedikimi i mjeteve për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike është subjekt i votimit të buxhetit të rishikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tutje, Bajrami theksoi se e kupton situatën e rënduar dhe se mbetet e hapur për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit për tejkalimin e situatës.
Në vijim të takimit u diskutua dhe lidhur me çështjet e tjera si nevoja e reduktimit të TVSH-së në 8% për sektorin e HoReCa për çka Ministrja Bajrami theksoi se po shqyrtohet dhe për trajtimin e çështjes së kallos, ndër të tjera.