Fokusi është tek presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, i cili, pas një fjalimi të shkurtër drejtuar kombit, u mburr se ai kishte marrë një stilograf nga Presidenti Trump.
Siç mund të shihet në fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes, Vuçiç, Hoti dhe Trump nënshkruan marrëveshjen në të njëjtën kohë, dhe presidenti serb me shumë gjasë e mbajti stilografin po ia kthyer të zotit.
“Ky është një stilograf që unë kam marrë nga Donald Trump, vetëm ai e nënshkruan me të, ndërsa më shkroi një mesazh në një copë letër,” u tha Vuçiç gazetarëve.
Ai gjithashtu u mburr se mori “çelësin” e Shtëpisë së Bardhë si një dhuratë.
“Unë mora ‘çelësin’ e Shtëpisë së Bardhë. Ai më tha: Kjo është për ty që të jesh gjithmonë në gjendje të hysh në Shtëpinë e Bardhë,” tha Vuçiç.
Shakatë shpejt filluan të qarkullonin në mediat sociale në lidhje me presidentin serb, me intepretimin që “vodhi një stilolaps nga udhëheqësi amerikan”.