Demë Doqi, garon në listën e Lidhjes Demokratike më numrin 23.
Ai është i lindur në fshatin Kërrnicë, Shkollën Fillore e përfundoj po aty, duke vazhduar të mesmen në Klinë, përkatësisht në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi”, Dega e Shkencave Shoqërore.
Pastaj vazhdoj studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Departamenti Pedagogji e Përgjithshme.
Dema nuk u ndalë me kaq, ai vazhdoo rikualifikimin në Fakultetin e Edukimit, përkatësisht Programi Fillor.
Aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën “Tre Dëshmorët” në Jashanicë.
Këto kualifikime të Demës nuk janë të rastësishme, ngase ai rrjedh nga një familje profesionistësh dhe të shkolluar. Në këtë mënyrë, Dema vetëm se e ka vazhduar traditën familjare.
Demë Doqi kërkon besimin tuaj në këto zgjedhje lokale për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Klinës pa ndonjë dallim.