Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 5 mijë e 128,
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 493 raste të reja me COVID-19 dhe 3 raste të vdekjes.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 46 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me këtë virus.
Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të mposhtet pandemia dhe të mos kemi masa të reja të mbylljes.
Tashmë në Kosovë është bërë e ditur se është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.