Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 341 raste të reja.
Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 64 persona.
“Nga 1,165 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 64 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292.
Në total numri i rasteve aktive është 1,521.″, thuhet në raportin e MSH-së.