Fëmijët edhe në këtë situatë por edhe në rrethana normale të jetës kanë nevojë të vlerësohen dhe të dëgjohen, por edhe të komunikohet sa më shumë më ta. Nuk duhet të teprohet me rregulla strikte apo kritika e sidomos të jemi të dhunshëm. E njëjta gjë vlen edhe për komplimentin (lavdërimi e tepruat). Të dashur prindër nëse aplikojmë sjellje të dhunshme, do të bëjmë fëmijën të ndihet inferior, të mbyllet në vetvete ose të bëhet agresiv, të ketë vetëmohim të ultë për vetën dhe të ketë ndonjë problem të mundshëm si ankthi, frika, stresi.
Me shprehje pozitive nuk krijojmë mendime të shtrembëruara tek fëmijët, pamvarsisht sa jemi nervozë duhet biseduar më ta.
Teoria e Atashimit: Shpjegon se të rriturit kur ndeshen me rrezik kërkojnë dikë që t`u jap informacion për të përballuar situatën. Po ashtu edhe fëmijët e vegjël shikojnë prindërit për të marrë një drejtim kur ndeshën më një stimul të ri.
Fëmijët: T`u ofrojmë teknika psiko-sociale që ju ndihmon atyre. Prindërve ju kisha rekomanduar që të jenë të kujdesshëm me fëmijët se si të bisedojnë, dhe si sillemi me ta. Fëmijët e moshës 6-7 vjeç të cilët janë në fazën paraoperacionale të zhvillimit njohës dhe zhvillimin e kanë në aspekt të simbolikave psh: e njohin gotën, lapsin, zogun, qenin, objekte tjera por realisht nuk është që dinë shumë ti njohin funksionet e tyre, dhe mardhënjet abstrakte te tyre. Pra duhet të jemi të kujdesshëm ti përshtatemi moshës kalendarike. Tek fëmijët parafillorë duhet ti përdorim teknikat si: përmes lojës, vizatimeve dhe përrallave me karakter të ndryshëm. Është e domosdoshme që t`i ndihmojmë në të shprehurit emocional lidhur me situatën. Mos nxitoni kur fëmijët kërkojnë nga ju të përgjigjeni në pyetje. Pyetjen ktheje duke pyetur dhe shiko sa ka informacione fëmija, pastaj bisedo më të. Shpjegoni fëmijëve se Korona Virusi është sikurse një grip, nga i cili duhet të kenë kujdesë ti pastrojnë duart dhe të jenë të kujdesshëm për vetën e tyre.
Puberteti-Adoleshenca: Ndërsa mosha 12 vjeç është mosha ku fëmijët hynë ne fushën e mendimeve abstrakte dhe këtë periudhë fillojnë t`u ngjasojnë te rriturve, tek këtu fillojnë të kuptojnë relacionin e dukurive dhe ngjarjeve edhe kur nuk janë prezentë. Por çka duhet te kemi kujdes si prindër pasi ata janë ne vrullin e rritjes, unë e quaj stina e shpërthimeve sipas nje libri. Adoleshentet janë më shume të prirur ti ndjekin emocionet se sa racionalitetin. Pra, duhet mos bëhet trysni mbi impulset agresive. Kur prindërit ju bërtasin fëmijëve, atëherë ngacmohet pjesa reaguese e trurit, dhe ngacmimi u zgjon atyre vetëmbrojtjen, dhe i bënë ata më agresiv, gjë që nuk do t`u kishte ndihmuar në këtë situatë. Me shprehje pozitive nuk krijomë mendime të shtrembëruara, pavarësisht sa jemi nervoz ne duhet te bisedojnë me ta. Duhet të bisedojmë në formë të butë, te dashur, empatike, duke dëgjuar edhe idetë e tyre, dhe duke i shmangur konfliketet, pra me një fjalë biseda sa ma shumë konstruktive. Duhet te jemi pak tolerant edhe në këto rrethana, atyre do ju kishim ndihmuar shume t`i tejkalojnë sfidat e kësaj situate.
Rutina: Organizimi i orarit si: zgjimi, higjiena, veshja, ushqimi, detyrat ( në mënyrë sistematike), biseda, lojëra, kreativitet etj. Pra aktivitetet mbajnë vëmendjen larg problemeve. Ti inkurajojmë që të zhvillojnë sa më shumë aktivitete edukative, argëtuese dhe të shëndetshme. Pra këto shkathtësi do ndihmojnë zhvillimin e tyre emocional.
Shmangja e tepruar e përdorimit të rrjeteve sociale: Të cilat mundë të ofrojnë informacione jo të besueshme dhe emisione jo-edukative. Të ndajmë një periudhë kohore në të cilën ata mund të përdorin rrjetet sociale. Përpiquni që sa më shumë të angazhohen rreth leximit të librave.
Loja: Loja ka krater terapeutik: Fëmijët përmes lojës mund ti shkarkojnë emocionet e akumuluara negative, dhe te humbin intensitetin, gjithashtu edhe mund të mësojnë ti kontrollojnë ato si : pasigurinë, ankthin, friken, agresivitetin etj.
Kreativiteti: Sa më shumë të përdoret gjatë realizimit të detyrave, dhe në aktivitetet tjera kreativitetin. Me kreativitet do zhvillojnë aftësitë e nxënësve për të qenë krijues, inteligjent dhe më imagjinatë. Pra do ti zhvillojmë në te gjitha sferat siç janë kognitiv, sociale, emocionale dhe motorike.
Ditari: Tek të rinjtë, shënimet rreth emocioneve negative do të na mundësojnë që të mendojmë rreth mendimeve irracionale, që po prishin ekuilibrin tonë emocional. Dhe duke kuptuar këtë proces do të jemi në gjendje t`i zëvendësojmë mendimet irracionale me ato racionale.
Në këtë situatë kujdes të shtuar duhet të ju referohet fëmijëve. Qetësia e prindërve mund të jetë një lloj sigurie për ta. Shembulli më i mirë për fëmijët janë prindërit. Frika, ankthi, paniku transmetohet lehtë tek fëmijët, dhe iu krijohet një lloj pasigurie. Paniku nxitë panik. Pasiguria është bazë e ankthit. Nëse fëmijët i shohin prindërit të përmbajtur, në të ardhmen do te jenë të qetë dhe të balancuar. Shfrytëzimi i kohës sa ma kualitative ofron siguri edhe për fëmijët por edhe për vetë prindërit.
Prandaj shfrytëzoni këto rekomandime që të qetësoni vetën tuaj në radhë të parë, dhe për t`u ndihmuar fëmijëve në këtë aspekt.
Por pasi ka mundësi që kjo pandemi të zgjasë është mirë që secili aktivitet të ketë një ditë të veçantë. Shpresoi që t`u dalë në ndihmë në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën gjendemi.
MA Elvire Sejdia – Psikologe në SHFMU “Ismet Rraci në Klinë.
#Rrinështëpi