Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për t’i rritur pensionet në të gjitha kategoritë për 20 për qind.
Bajrami ka thënë se kjo rritje e pagave është një tentativë “për të blerë bota”, duke e quajtur si “skemë të korrupsionit publik”.
“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”, tha ajo.