Infektologu Valbon Krasniqi ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Qytetarë të nderuar, Ju lutem, MBANI MASKAT! MOS I SHTRENGONI DUART! Përshëndetuni me zemër – JO me duar”, ka shkruar ai.
Reagimi i Krasniqit vjen pasi që vetëm në dy ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 111 raste të reja me COVID-19.