Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë të vitit 2020.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 1.3% në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me tremujorin e dytë të të njejtit vit.
“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (44.4%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.8%); prodhimi i pijeve (0.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.6%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (0.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0.1%)”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Ndërkaq, krahasuar tremujorin e vitit 2020 me atë të vitit 2019, çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej (-0.8%).
“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve minerale jometalike (-5.0%); prodhimi i metaleve (-4.9%); prodhimi i makinerisë dhe i pajisjeve p.k.t (-4.6%); prodhimi i mobiljeve (-4.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-2.7%); prodhimi i pijeve (-2.5%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (-0.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.5%); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (-0.5%). Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (12.9%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (8.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.2%); nxjerrja e xehes së metalit (3.9%); prodhimi produkteve kimike (3.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.5%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.6%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së