Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 799 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky numër, 1 mijë e 506 janë shëruar, kurse 49 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 244 sosh.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 625 raste.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 327 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 11 viktima, ndërsa ka 290 raste të konfirmuara pozitive.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës.