Vetëm për dy muaj, janar e shkurt, të këtij viti kanë ndodhur 95 incidente mes të rinjve nëpër shkolla gjithandej vendit.
Kosova në emisionin “Ju flet Prishtina” ka treguar se sa incidente kanë ndodhë në institucione arsimore për tre vite, duke bërë krahasime.
“Gjatë vitit 2020 kemi pasur 221 raste në shkolla e rreth tyre. Në vitin 2021 janë hap shkollat dhe vërejmë një ngritje të theksuar të rasteve, janë 413 raste dhe në vitin 2022, për dy muaj, janar e shkurt, është një ngritje goxha evidente, janë 95 raste. Nëse e bëjmë krahasimin ndër muaj, në vitin e kaluar, në janar të 2021-ës kemi pasë 15 raste e në 2022-ën në janar kemi pasë 45 raste. Në shkurt të vitit 2021 kanë qenë 29 ndërsa në shkurt të këtij viti janë 53 raste. Kjo është vërtetë shqetësuese”, tha ajo.
Kapitene Kosova, në “Ju flet Prishtina” theksoi se policia në bazë të nevojës do të rritë prezencën e policisë në shkolla, me uniforma zyrtare e civile të cilët do të bëjnë bastisje si dhe do të ligjërojë për sigurinë në mënyrë që të parandalohet e reduktohet dhuna në shkolla.