Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Kurti ka kritikuar qeveritë e kaluara se nuk i kanë ndihmuar qytetarët.
“Asnjë qeveri nuk e ka marrë mundin t’i ndihmojë qytetarët. U dasht një qeveri si e jona që nënat e fëmijët ta ndjejnë ndihmën”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se në vitin e katërt të qeverisjes, kanë sjellë rritje të shtesave.
“Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim me rritje të shtesave, që po e dyfishojmë e trefishojmë.
“Fëmijën e parë e të dytë, shtesat për muaj 20 euro për secilin, ndërsa për nëna me 3 fëmijë, nga 30 euro për secilin. Një nënë me 3 fëmijë, merr 90 euro në muaj”, tha Kurti.
Qeveria jonë, tha Kurti mes tjerash është e përkushtuar për fëmijët dhe nënat.