Një person në Vushtrri e ka rrahur kryetarin e Gjykatës Themelore në këtë qytet
Rasti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një lënde ku vushtrriasi ishte përfshirë si i dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Gjykatës Themelore, dega në Vushtrri, është dërguar për tretman mjekësor.
Sulmuesi është arrestuar nga Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Klina info/