Pas debatit në studion e RTK 1, dy nga pjesëmarrësit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi, u ndeshën fizikisht me njëri-tjetrin, pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete gjatë debatit.
Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ritvan Berisha, shkruan Parrotlla.net.
Tomë Gashi e ofendoi përfaqësuesin e PSD-së, Nol Nushin, se ka qenë viktimë e dhunës seksuale në ambientet e VV-së, kur ishte ende pjesë e kësaj partie.
Ka qenë gazetari Ritvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë përleshjes Gashin dhe Nushin.
E gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti./Parrotlla.net/