Dje rreth orës 20:00 një përleshje fizike ka ndodhur në Klinë.
Klina.info mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama”, ku dy persona janë rrahur mes vete.
Nga dëshmitarët thuhet se njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime trupore, si pasojë e një mjeti të ftohtë, që u përdor gjatë përleshjes.
I njëjti ka marrë lëndime trupore, si pasojë është dërguar për tretman mjekësor në QKMF “Nënë Tereza”, në Klinë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, ku dy të dyshuarit janë intervistuar, dhe janë liruar në procedurë të rregullt./Klina info