Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, vdiq mëngjesin e së mërkurës pas rrëzimit të një helikopteri në rajonin e Kievit, shkruan BBC. Në bord ishin tetë persona dhe tetë të tjerë vdiqën pasi rrëzimi i helikopterit shkaktoi shpërthim të madh, përfshirë dy fëmijë.
Helikopteri u rrëzua pranë godinës së një kopshti në Brovary të Kievit.
Sipas raportimeve, në helikopter ndodhej zëvendësi i Monastyrskyt, Jevgen Jenin dhe sekretari i shtetit. Sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, 16 persona raportohen të vdekur deri tani. Dhjetë të tjerë po marrin trajtim në spital.
Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se helikopteri ra pranë një kopshti dhe një ndërtese banimi dhe se në momentin e tragjedisë, në kopsht kishte fëmijë dhe personel të institucionit.
“Në këtë moment të gjithë janë evakuuar. Ka viktima. Shërbimet e urgjencës, policia dhe zjarrfikësit janë në terren”, ka thënë Kuleba.