Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me rrezikun e futjes së epidemisë së Koronavirusit në vendin tonë.
Ministria bën thirrje ndaj qytetarëve që të mos marrin dhe besojnë informacione që nuk janë në rrugë zyrtare ndërsa bën me dije se informacionet shpërndahen në raport me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.
Reagimi i plotë:
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë informon qytetetarët: Të gjitha informacionet në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar. Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.
Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.
MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike