Pak ditë para festës së 28 Nëntorit, një grup i vullnetarëve kanë vendosur flamuj në Podujevë.
Kësaj radhe, përveç që janë vendosur për festën e 28 Nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar tashmë të ndjerit kapitenit të FSK-së, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë javë më parë.
Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë. Ejupi ishte iniciatori kryesor që Llapi të dukej kuq e zi në festën e kombit shqiptar.
Në nderim të veprës së tij, kjo iniciativë ka vazhduar edhe për këtë 28 nëntor, e mbështetur nga shoqata e veteranëve të luftës të Llapit dhe nga banorë të tjerë.
Ky grup i vullnetarëve gjatë ditës ka vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.
img src=”https://www.klina.info/wp-content/uploads/2019/11/20191123_181038.jpg” alt=”” width=”967″ height=”1000″ class=”alignnone size-full wp-image-8377″ />