Gjatë viti 2022, afër 3 milionë pasagjerë kanë fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Numri total i udhëtarëve për vitin 2022 është 2,964,845.
Kjo shifër nënkupton se numri i udhëtarëve këtë vit ka qenë 13 përqind më i lartë se vitin e kaluar.
Gjatë këtij viti gjithsej janë realizuar 18 mijë e 200 fluturime, që nënkupton një përqind më shumë se vitin e kaluar.
Të dhënat:
Fluturimet për vitin 2022: 18 mijë e 52
Fluturimet për vitin 2021: 17 mijë e 842
Numri i udhëtarëve për vitin 2022: 2.964.845
Numri i udhëtarëve për vitin 2021: 2.175.959
Numri i udhëtarëve për muajin dhjetor 2022: 205 mijë 500
Numri i udhëtarëve për muajin dhjetor 2021: 206 mijë e 460.
Gjatë dhjetori numri më i madh i pasagjerëve që kanë ardhur në Kosovë janë nga Gjermania dhe Zvicra.