Në kuadër të investimeve kapitale për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatra, kryetari i Klinëz, Zenun Elzaj ka njoftuar se kanë filluar edhe dy projekte në fshatrat Dollc dhe Dresnik.
“”Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berishen, sot kemi përcjellur nga afër fillimin e projektit për asfaltimin e rrugëve në gjatësi prej 2250 metrave.
Po ashtu, në këto dy fshatra do të bëhet edhe shtrirja e 2500 metra të rrjetit të kanalizimit.
Realizimi i këtyre dy projekteve është kërkesë e vazhdueshme e banorëve që tashmë falë investimeve nga buxheti komunal po realizohen”, shkruan Elezaj.
Vlera totale e dy projekteve është afër 250 000 euro./Klina infi/