Fshati Studençan dhe fshati Tërnje në Suharekë janë kapluar nga zjarri gjatë pasdites të së dielës.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në një prononcim për Sinjalin ka bërë të ditur se nga zjarri është përshirë një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre.
Sipas tij flakët janë duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta.
“Diku rreth 200 hektarë me shkurre dhe grurë dyshohet se janë përfshirë nga zjarri”, tha ai për Sinjali.
Ai shtoi se departamenti i zjarrfikësve bashkë me qytetarët dhe policinë janë në vend të ngjarjes duke e lokalizuar zjarrin.