Dje është hapur aplikimi për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë,
Deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë ardhur rreth 1 mijë e 500 aplikime nga bashkatdhetarët për të votuar në këto zgjedhje.
Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, gjatë së cilës u miratua edhe lista e qendrave të votimit.
Në këtë listë do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit/