Një person është lënduar pas rrëshqitjes së një guri në rrugën Pejë – Rugovë. Si pasojë e lëndimeve ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se guri ka rrëshqitur mbi veturë me ç’rast edhe ka shkaktuar lëndimin e personit.
“Sot rreth orës 10:25 Policia është informuar se në rrugën Pejë-Rugovë mbi tunelin e dytë ka ndodhur një incitet ku një gur ka rrëshqit dhe ka rënë mbi një veturë me tagra vendore. Një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Rugova.
Rruga është pastruar dhe është e kalueshme për automjetet.