Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka shpalosur një nga kujtimet, sipas tij më të rënda të luftës, kur i janë vrarë 30 bashkëlutëtarë të tij.
Syla, ka thënë se kjo është edhe ngjarja më e dhimbshme të cilën do ta kujtojë gjithmonë,
“Me tregu të drejtë kam disa ngjarje janë të shumta do të thotë shumë bashkëluftëtarë na u kanë vra. Kemi një rast ku ne e quajmë ajo prita që është organizu në fashtin Mushtazen dhe pastaj në Rugovë të Hasis ku janë vra rreth 30 luftëtarë. Nuk e di që ka pas ngjarje më të dhimbshme sepse djemtë më të zotët u nisëm me i dërgu të plagosur e pastaj ranë në prita”, ka deklaruar ai në emisionin N’Konak.
Gjithashtu Syla është shprehur se atë ditë edhe ai për pak ka shpëtuar nga vdekja.
“Në fakt atë rrugë unë e kisha kalu dy herë i ishte kjo rruga Bishtazhin Godan e Has ishte rrugë më e shkurtër sesa atë rrugën që e bëjshim për Junik dhe rrasa e zogut po rreziqet ishin shumë më të mdhaja. Të tretën herë isha në rresht dhe kisha dëshirë me bë atë rrugë sepse ishte më e shkurtë, të tretën herë prej rreshtit më ka nxjerrë një bashkëluftëtar i imi tha jo ti ski me shku ka me shku une, ai quhet Agim Zeneli nga fshati Shqiponjë tash Jabllanicë, tha pse jo ti Gaz ke qenë dy herë për fatin e keq të tij ai u vra e unë shpëtova dhe mbeta pa shku për të tretën herë në rrugën që unë e quaj më fat keqe”, ka shtuar ai.